Barcelona e ka ridefinuar futbollin

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka shprehur admirimin e tij për Barcelonën, për të cilën mendon se i ka dhënë një tjetër kuptim futbollit me stilin e tyre të lojës.
Blaugranët kanë luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve në gjashtë vitet e fundit, ndërsa Neville mendon se ky është ekipi i dytë i madh i kohës së tij pas Milanit të Arrigo Sacchit

“Një ekip vërtet i shkëlqyer, i cili jo vetëm se fiton shumë kupa evropiane, por po ashtu ridefinon futbollin me idetë e reja – një mënyrë e re e përmirësuar për realizimin e gjërave”.

“Niveli me të cilin Barcelona i mbërthen pamëshirshëm kundërshtarët në fushë, është diçka që nuk e kam parë asnjëherë. Ata e rifitojnë topin me shpejtësinë e një arme”, ka shkruar Neville në kolumnën e tij në Daily Mail.

Ai ka diskutuar edhe gjysmëfinalen mes Chelseat dhe Barcës, duke thënë se Blutë kanë një problem të madh, duke qenë se “sistemi i lojës së Barcës pa një qendërsulmues i lejon Lionel Messit, futbollistit më të mirë të kohërave moderne dhe ndoshta më të mirit të të gjitha kohërave, të bredhë dhe të gjejë pikën e dobët të secilës mbrojtje”.

Përveç Messit, sipas Neville, lojtarët e Chelseat duhet të ndalin “tre mesfushorët më të mirë në botë, Xavi, Iniesta dhe Fabregas”, të cilët e ushqejnë argjentinasin me topa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...