Bayern-Real, formacionet

dardanmiftari | Tuesday, April 17, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vendosur që t’i angazhojë Karim Benzeman dhe Fabio Coentraon nga minuta e parë në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Cristiano Ronaldo, Mesut Ozil dhe Angel Di Maria do ta mbështesin francezin në sulm, ndërsa një mungesë që bie në sy në formacionin bazë të Los Blancos është Marcelo.

Nga ana tjetër, Jupp Heynckes do ta angazhojë Bastian Schweinsteigerin nga minuta e parë edhe pse kishte dyshime rreth gjendjes së tij. Nga fillimi do të luajë edhe Toni Kroos, i cili do ta mbështesë sulmuesin e vetëm, Mario Gomez, që do të thotë se Thomas Mueller do të qëndrojë në stol.

Formacioni bazë i Bayern Munichut (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba; Luiz Gustavo, Schweinsteiger; Robben, Kroos, Ribery; Gomez

Rezervë: Butt, Rafinha, Contento, Pranjic, Tymoshchuk, Mueller, Olic

Formacioni bazë i Real Madridit (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Ramos, Pepe, Coentrao; Khedira, Xabi Alonso; Di Maria, Ozil, Ronaldo; Benzema

Rezervë: Adan, Marcelo, Albiol, Varane, Kaka, Granero, Higuain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...