Blatter pa fjalë për vdekjen e Morosinit
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka thënë se ai është tepër i pikëlluar për vdekjen tragjike të mesfushorit të Livornos, Piermario Morosinit.
25 vjeçari i cili ishte në huazim te Livorno nga Udinese, ndërroi jetë pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Pescaras në kuadër të Serie B të shtunën.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjej për vdekjen e Morosinit. Unë kam vetëm lot”, ka theksuar Blatter për La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente