Casillas: Do ta mposhtim Bayernin në Spanjë

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se nuk ka nevojë për panik, pas disfatës së tyre në Ligën e Kampionëve në fushë të Bayern Munichut.
Casillas është i bindur se ata do ta përmbysin disavantazhin 2-1 ndaj Bayernit në ndeshjen e dytë të kthimit në Santiago Bernabeu.

“Ne e dinim se Bayerni ishte i mirë nga ndërprerjet, kur ato harkojnë topa afër shtyllës. Ne duhet të kemi parasysh se ata po ashtu kanë lojtarë të mirë. Kjo na ka ndodhur më herët, por ne nuk duhet të mbështetemi në këtë”.

“Ne pësuam 2-1, që do të thotë shënuam në udhëtim, që është e rëndësishme. Luiz Gustavo bllokoi pamjen time në golin e parë. Ju nuk e vëreni këtë në fillim pasi gjithçka ndodh aq shpejt, por ai ishte jashtë loje”.

“Coentrao ishte fenomenal gjatë ndeshjes. Ne erdhëm këtu të fitojmë, por Bayerni shënoi një gol të hershëm. Ne kishim shanse të shënojmë dhe arritëm ta mbajmë barazimin për shumicën e pjesës së dytë, por Bayerni shënoi në fund. Sfida do të vendoset në Madrid”, ka deklaruar Casillas pas ndeshjes

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...