Çfarë lëshon United...

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Manchester United ka bërë një lëshim të madh duke rrezikuar maksimalisht titullin, gjithë kjo pasi nuk arriti të mbajë avantazhin prej dy golave ndaj Evertonit në Old Trafford, për të barazuar në fund me rezultat 4-4.

Ishte kjo një ndeshje fantastike ku u zhvillua futboll i jashtëzakonshëm me shumë gola dhe me shumë kthesa. Evertoni në këtë takim luajti pa presione, pasi nuk ka ndonjë ambicie, por United ishte skuadra që kërkoi fitoren. Këto kanë pasur pak vlerë në fund...

Fillimisht Nikica Jelavic hapi serinë e golave, duke ia dhënë epërsinë Evertonit (34’) me një gol me kokë për 1-0. Manchester United u kthye në lojë dhe atë me anë të sulmuesit më të mirë anglez, Wayne Rooneyt, i cili po ashtu shënoi me kokë (41’) për 1-1 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u zhvillua dramë e vërtetë. Danny Welbeck (57’) shënoi për 2-1, para se Nani të realizonte për 3-1 (61’), kjo kur të gjithë menduan se ndeshja përfundua.

Një fjalë pa thënë kishte edhe Feallaini (67’), i cili mbajti në lojë Evertonin për 3-2, para se Wayne Rooney t’i ‘siguronte’ 75 mijë të pranishmit në Old Trafford (69’) se titulli do të mbetet te vendi, pranë rezultatit 4-2.

Sidoqoftë, të pa interesuar për titullin e Manchester United janë treguar futbollistët e Evertonit, të cilët shfrytëzuan relaksimin e lojtarëve të United, për të shënuar edhe dy herë të tjera. Nikica Jelavic (83’) dhe Steven Pienaar (85’) realizuan për 4-4 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë barazim United ka 83 pikë në tabelë, gjashtë pikë më shumë se sa Manchester City që i shkon Wolvesit. Javën e ardhshme, më 30 prill, Manchester United i shkon Manchester Cityt në derbin lokal, i cili pritet që ta vendosë titullin e kampionit në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...