Conte i kënaqur pas fitores ndaj Romës

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka lavdëruar lojtarët e tij pas fitores të thellë ndaj Romës.
Arturo Vidal shënoi dy gola pas vetëm tetë minutash, ndërsa nga një gol shënuan Andrea Pirlo dhe Claudio Marchisio, derisa në anën tjetër portieri Maarten Stekelenburg u dërgua jashtë loje.

“Qasja ishte fundamentale dhe e denjë për një top klub. Këto djelmoshat vazhdojmë të më mahnitin. Ne e dimë se ishte një hap përpara, por ka edhe pesë finale përpara nesh dhe asnjëra prej tyre nuk është e lehtë”.

“As sonte nuk ishte e lehtë. Ne pritëm të jetë vështirë dhe Roma mund ta lëndojë secilin, por sonte ata duhej të përballeshin me një Juve të përqendruar, entuziast dhe të guximshëm. Mendoj se meriton të lavdërohet skuadra fituese se sa të qortohet skuadra që humbet”, ka thënë Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...