Conte krenar pas fitores ndaj Napolit

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Fitorja prej 3-0 kundër Napolit e ka gëzuar tej mase trajnerin e Juventusit, Antonio Conte.
“Në dy javët e fundit, ne i mposhtëm pastër Interin dhe Napolin, dy klube që ishin më të mirë se ne para fillimit të sezonit, në aspekt kualiteti dhe organizimi”.

“Fitorja ndaj Napolit duhet të jetë një burim krenarie, sepse është një skuadër e shkëlqyer që luajti shumë mirë në Ligën e Kampionëve dhe që po zhvillohet shumë nën Walter Mazzarrin”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia.

Edhe pse Bianconerët janë vetëm dy pikë prapa Milanit, trajneri i Juves ka pohuar se titulli është në duart e Rossonerëve dhe vetëm ata mund ta humbin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...