Dalglish i ngazëllyer me fitoren ndaj Blackburn

dardanmiftari | Wednesday, April 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i ngazëllyer me shpirtin e treguar nga Redsat në fitoren 2-0 ndaj Blackburn Rovers.
Liverpooli krijoi avantazh 2-0 pas vetëm 16 minutash lojë falë dy golave të Maxi Rodriguez, por më pas gjërat shkuan keq. Alexander Doni, i cili ishte në portë për shkak të suspendimit të Jose Reina, u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes në Ayegbeni Yakubu.

Portieri i tretë Brad Jones, i cili bëri debutimin në Ligën Premier, mbrojti penaltinë në prekjen e tij të parë, por pranoi dy gola të tjerë, të dytin sërish nga penaltia. Në fund Redsat fituam falë golit të shënuar në kohën shtesë nga Andy Carroll.

“Ne kemi çfarë të flasim shumë për mundin dhe përkushtimin e lojtarëve. Ne ishim 2-0 dhe pastaj mbetëm me 10 lojtarë. Tifozët na dhanë neve një shtytje dhe në pjesën e dytë ata dolën dhe ia dolën vërtet mirë”.

“Në fund të ditës dhe merituam të fitojmë. Ne jemi të ngazëllyer për lojtarët – nuk ishte koha më e mirë për ta. Nuk duhet të themi se i kemi kthyer gjërat, por kjo na jep neve një shtytje”, ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...