Del Piero: Më frikëson largimi nga Juve

dardanmiftari | Tuesday, April 17, 2012 | 0 Komente

Ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, ka pranuar se nuk kishte pritur që Juventusi të mos ia vazhdonte kontratën. 37-vjeçari, i cili në ndeshjen ndaj Lazios bëri paraqitjen e 700-të me fanellën bardhezi, po i përjeton çastet e fundit me klubin të cilit ia fali karrierën.

Në tetorin e kaluar presidenti i Juves, Andrea Agnelli, deklaroi se ky do të jetë sezoni i fundit i Del Pieros te Bianconerët, ndërsa kapiteni ka thënë se nuk kishte pritur që t’i dëgjojë këto fjalë.

“Fjalët e Agnellit më befasuan. Mirëpo, një kapiten nuk guxon t’i harrojë detyrat e tij dhe atë çfarë prezanton. Juventusi është i përkushtuar ta fitojë Scudetton dhe Kupën e Italisë. Nuk ka nevojë për kundërthënie, të cilat nuk janë shfaqur asnjëherë gjatë karrierës sime”.

“Ky ka qenë sezoni më i vështirë në jetën time, sepse jam përballur me një realitet që nuk e kam njohur: të luaja pak ose aspak”.

“Më 30 qershor do të jem pa kontratë. Nuk mund ta paramendoj të ardhmen time, është një ndryshim i madh dhe më frikëson paksa, sepse është sikur të largohesh nga shtëpia për të dytën herë”, ka thënë Del Piero për Vanity Fair.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...