Djajtë pranë titullit
Manchester United ka shënuar fitore të lehtë në Old Trafford me rezultat 2-0 ndaj Queens Park Rangers, duke thelluar diferencën me Manchester Cityn në tetë pikë dhe duke prekur titullin gjashtë javë pa përfunduar sezoni.
Ishte kjo një sfidë e cila filloi relativisht e baraspeshuar, me Djajtë të cilët morën iniciativën dhe filluan të rrezikojnë portën kundërshtare.
Pas 15 minutash lojë, Shaun Derry përjashtohet nga loja dhe Manchester United fiton një penalti, të cilën me sukses e konkretizoi sulmuesi më i mirë anglez, Wayne Rooney.Në pjesën e dytë u formalizua fitorja e Djajve. Në lojë në ndërkohë hyri edhe Ryan Giggs dhe impakti i legjendës ishte i pa shmangshëm, pasi disa minuta më vonë, Paul Scholes realizoi dhe golin e dytë për vendasit për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore Manchester United ka 79 pikë në vendin e parë, tetë pikë më shumë se Manchester City që në ora 17:00 zhvillon takimin derbi ndaj Arsenalit në Emirates.
Category: Futboll
0 Komente