“El Clasico, ndeshja më e vështirë për t’u referuar”

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Messi dhe Ronaldo Ish-gjyqtari, Raul Garcia de Loza ka thënë se referimi i ndeshjes El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridi është sfida më e vështirë që mund të ketë në jetën e tij ndonjë gjyqtar.
“Është gjë e veçantë kur të besohet drejtimi i El Clasicos. Të gjithë që thonë ndryshe gënjejnë. Ju nuk mund të flisni për El Clasicon si çdo ndeshje tjetër. Është shumë e vështirë që të jesh gjyqtar në këto ndeshje. Vërtet ska ndeshje më të lehtë”.

“Ndeshjet mes Real Madridit dhe Barcelonës gjithmonë kanë qenë më të rëndësishme se ndeshjet tjera. Të drejtosh një El Clasico është më e vështirë se sa për shembull një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Duhet të jeni top gjyqtar për ta referuar El Clasicon, duhet të keni personalitet. Është vitale të mos përfshihesh në atë që thonë të tjerët. Nuk është me rëndësi çfarë thotë Mourinho apo Guardiola”, ka thënë De Loza për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...