Ferdinand: Të bëjmë punën tonë
Rio Ferdinand ka paralajmëruar bashkëlojtarët e Manchester United të vazhdojnë të luajnë dhe të shënojnë fitore nëse duan ta ngrenë titullin në fund të sezonit.
“Janë gjëra të vogla të cilat përcaktojnë situatat. Në sezonin e parë, kah fundi, ne barazuam një ndeshje dhe unë isha ca i depresionuar pasi ishin dy pikë të humbura dhe ne prisnim të fitonim”.
“Gary Nevilla ishte afër dhe qasja e tij ishte se kjo pikë mund të ishte ajo e cila na e fiton ligën, që doli të ishte rast. Kjo ju nxjerr juve nga të qenit në humor të keq ose depresiv. Ju i shikoni këto gjëra në një kënd tjetër”.
“Lojtarët e rinj i shikojnë më të moshuarit. Nëse ne fillojmë të bëjmë panik, do të bëjnë edhe ata. Ne vetëm duhet të mbetemi të qetë dhe të vazhdojmë të luajmë në mënyrën se si kemi bërë gjithë kohën”, ka thënë Rio.
Category: Futboll
0 Komente