FIFA: Shqipëria bie edhe katër vende
Kombëtarja shqiptare ka rënë edhe katër pozita në renditjen e FIFAs për majin prill dhe tash pozicionohet e 84-ta.
Kuqezinjtë tash mbledhin 384 pikë, 48 pikë më pak se muajin e kaluar (432 pikë) kur u pozicionuan në pozitën e 80-të dhe 68 më pak se në muajin shkurt (452 pikë) kur u pozicionuan të 78-tët.
Nga vendet e rajonit që qëndrojnë më së keqi, Maqedonia është ngritur katër pozita dhe tash rreshtohet e 98-ta, derisa Bullgaria ka rënë 11 pozita dhe tash pozicionohet e 96-ta.
Kroacia është vendi ballkanik më së miri i pozicionuar, e teta. Keq nuk qëndrojnë as Greqia, e cila është e 14-ta dhe Bosnja e Hercegovina, e cila është e 27-ta. Serbia pozicionohet e 32-ta dhe Mali i Zi i 54-ti.
Category: Futboll
0 Komente