Forlan mbetet te Interi

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Diego Forlan ka mohuar spekulimet të cilat e lidhin klientin e tij me një kalim në Brazil, duke thënë se sulmuesi dëshiron të mbetet te Interi.
Uruguaiani arriti në Giuseppe Meazza verën e kaluar nga Atletico Madrid, por ka dështuar si në formë po ashtu edhe në fitnes këtë sezon dhe u raportua se dy klubet braziliane Corinthians dhe Atletico Mineiro janë të interesuar për të.

“As Corinthians e as Atletico Mineiro nuk më kanë pyetur për Forlan. Nuk ka mundësi që ai të kthehet në Amerikën Jugore në këtë kohë”.

“Ai kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Brazil një ditë, por tash për tash ai dëshiron të mbetet me Interin, pasi dëshiron të fitojë diçka me fanellën e tyre”, ka thënë përfaqësuesi i Forlan, Daniel Bolotnicoff.

Forlan, i cili fitoi Topin e Artë në Botërorin 2010, ka shënuar vetëm dy gola në Serie A për Nerazzurrët këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...