Guardiola: Raul lojtar i rëndësishëm

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka zbuluar admirimin për sulmuesin e Schalkes, Raul, duke lëvduar përvojën dhe cilësinë e ish-kapitenit të Schalkes.

Legjenda e Real Madridit shënoi dy gola në sfidën ndaj Athletic Bilbao për ekipin gjerman Schalke, duke tërhequr edhe njëherë vëmendjen e të gjithë Spanjës se ai ende nuk është i harxhuar.

“Raul mbetet lojtar i rëndësishëm për shumë vite të tjera. Në atë që ai bën, për mua, është më i miri. Ai e ka bërë më shumë se 500 herë dhe është lojtar shembullor për të gjithë. Ai është një njeri i cili ka luajtur në një nivel shumë të lartë dhe unë jam i lumtur për të”, ka theksuar Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...