Heynckes: Ishte natë magjike

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, nuk e ka fshehur ngazëllimin pas kualifikimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.
“Ishte një natë magjike. Ne kishim probleme të mëdha në 15 minutat e para, por më pas skuadra morri kontrollin dhe dominoi ndeshjen”.

“Ne ishim sensacional – kjo është një fitore e veçantë për Bayernin”, ka thënë Heycnkess, i cili do të jetë pa Holger Badstuber, David Alaba dhe Luiz Gustavo, në finale pasi të tre u ndëshkuan me kartonë në takimin e mbrëmshëm.

“Nuk është mirë që ne i kemi humbur tre prej lojtarëve më të mirë. Badstuber ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, Alaba është shumë i mirë në krahun e majtë dhe Luis Gustavu ka luajtur shumë mirë në disa javët e fundit”.

“Ata janë të lumtur që ne kemi arritur në finale, por ata po ashtu janë të dëshpëruar. Neve do të na mungojnë ata në finale”, ka shtuar gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...