Howard mungon në play-off dhe Olimpiadë

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Qendra e Orlando Magic, Dwight Howard, do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të mungojë në play-off dhe në Lojërat Olimpike, raportojnë mediat amerikane.
Magic tashmë e ka siguruar vendin në play-offin e Konferencës Lindore, por do të jenë pa lojtarin e All Star, i cili do të jetë rreth katër muaj jashtë fushe pasi mjekët kishin zbuluar se ai ka një probleme me një hernie diskale.

“Mjeku tha se çarja është një-inç (2.5 centimetër). Ai tha se unë mund të filloj rehabilitimin menjëherë dhe të kthehem në formë të plotë brenda katër muajsh. Andaj nuk jam i shqetësuar. Nëse asgjë, do të kthehem më i fuqishëm”, ka thënë Howard për ESPN.

Mungesa e Howard do të ndjehet jo vetëm në radhët e Orlandos, por edhe në ekipin olimpik të SHBA-ve për Lojërat Olimpike Londra 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...