Juve prek titullin (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Me rezultat prej 4-0, Zonja e Vjetër e ka mposhtur Romën në njërën nga ndeshjet që konsiderohej si më e vështira për Juventusin në garën për titullin e Serie A.

Bianconerët e përfunduan takimin që në gjysmën e parë duke shënuar tri herë, ndërsa edhe një herë realizuan në fraksionin e dytë.

Ishte vetëm fillimi i ndeshjes (4’), kur Arturo Vidal pranoi një top nga Paolo De Ceglie dhe i çoi në këmbë tifozët në Juventus Stadium.Menjëherë pas (8’), i njëjti lojtar e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Mirko Vucinic duke e bërë të qartë se çfarë drejtimi do të merrte ndeshja.

Edhe më keq për Romën u bë pas ndërhyrjes së Maarten Stekelenburg në Marchision, me ç’rast për vendasit u akordua penalti, ndërsa portieri mysafir u përjashtua me karton të kuq.Portieri i porsainkuadruar, Gianluca Curci, mbrojti goditjen e Andrea Pirlos nga pika e bardhë, mirëpo mesfushori juventin reagoi menjëherë për ta dërguar topin në rrjet (29’).

Në gjysmën e dytë, Vucinic e ndali topin për Claudio Marchision, i cili shënoi një gol të bukur (52’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar.Pas golit të katërt, bardhezinjtë e ulën tempin e lojës dhe vetëm sa e lëviznin topin nëpër fushë për të kaluar minutat, derisa Giallorossët thuajse munguan në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Juventusi shton diferencën për tri pikë kundrejt Milanit dhe mund të thuhet se e ka në dorë titullin e Italisë, megjithëse asgjë nuk ka përfunduar ende.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...