Liverpooli në finale të FA Cup

dardanmiftari | Saturday, April 14, 2012 | 0 Komente

Liverpooli ka arritur të realizojë rikthim sensacional ndaj rivalit të përbetuar, Evertonit, duke arritur ta fitojë sfidën e zhvilluar në Wembley me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte interesante që nga fillimi, me Evertonin që kishte dominimin e pjesshëm në periudhën e parë. Në vazhdim të takimit Nikica Jelavic (24’) arriti që ta kalojë Evertonin në epërsi që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli shtrëngon dhëmbët dhe arrin deri te golat. Luis Suarez (62’) barazoi shifrat në 1-1 dhe mbajti në lojë për finale The Reds.Kur të gjithë menduan se do të shohim vazhdime, i këtij mendimi nuk ishte Andy Carroll (87’), i cili pas asistimit të Craig Bellamys arriti të shënojë me kokë për 2-1 dhe fitoren e Liveproolit në këtë takim.

Liverpooli me këtë fitore kualifikohet në finale të FA Cup, ku do të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër Tottenham – Chelsea. Kjo finale i jep mundësinë klubit nga Anfield që ta fitojë trofeun e dytë këtë sezon, pas triumfit në Carling Cup.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...