Marcelo: Gjithmonë ne favoritë për LK

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Anësori i Real Madridit, Marcelo, ka thënë se ekipi i tij është një prej favoritëve për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Real Madridi gjithmonë është favorit në çdo garë, por është ende rrugë e gjatë për t’u bërë. Unë gjithmonë vë bast në Realin. Secili lojtar dëshiron që ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe unë nuk dalloj prej tyre”.

“Unë po ashtu dua ta fitoj atë, por kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe ne duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë nivel, në mënyrë që ta fitojmë”, ka potencuar Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...