Martinez krenar me fitoren ndaj Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, April 17, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, ishte plot krenari pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit në Emirates Stadium.
Franco Di Santo u dha avantazhin mysafirëve pas shtatë minutash lojë para se Jordi Gomez ta dyfishojë atë pas më pak se dy minutash tjera. Thomas Vermaelen reduktoi disavantazhin e Topçinjve në minutën e 21-të, që nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë pikë skuadrës.

“Ne të gjithë mund të jemi krenar me mënyrën se si luajtëm. Ne gjithmonë kemi pasur një bllok mental kundër skuadrave të kreut, por ne u çliruam nga kjo në Liverpool dhe që atëherë kemi ndjerë se mund të garojmë kundër çdokujt”.

“Ne ishim shumë të mirë kundër Chelseat dhe merituam një rezultat pozitiv, por nuk ishte ditë e mirë sa u takon vendimeve – por askush nuk mund të thotë se ne nuk i merituam pikët kundër Manchester United dhe Arsenal. Pjesa e dytë e sotme ishte po aq e mirë, siç kemi luajtur këtë sezon”, ka thënë spanjolli.

Wigani me tre pikët e mbrëmshme i largohet pesë pikë zonës së rrezikut me edhe katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...