Mourinho: Reali është inferior

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në mënyrë ironike e ka quajtur ekipin e tij inferior kundrejt Bayern Munichut, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit kanë statistikë jo të mirë kundër bavarezëve në udhëtim, ndaj të cilëve kanë pësuar tetë humbje dhe vetëm një herë kanë barazuar në nëntë përballjet e tyre në garat evropiane.

Ish-lojtarët e Bayernit dhe njerëzit aktual të klubit kanë folur rreth rëndësisë së statistikave, ndërsa portugezi gjatë konferencës për media me sarkazëm ka thënë se ekipi nga Allianz Arena është favorit i pastër.

“Uli Hoeness, Franz Beckenbauer, Karl-Heinz Rummenigge, Oliver Kahn dhe Ottmar Hitzfeld thonë se Madridi nuk është një ekip i shkëlqyer, se Bayerni është më i fortë dhe se ne kemi kompleks me ‘bishën e errët’. Prandaj ne do të jemi inferiorë në këtë sfidë”.

“E kaluara flet për numra të parëndësishëm. Historia nuk do të luajë rol nesër (e martë). Bayerni ka një motivim të veçantë sepse finalja luhet në Munih, por ne e kemi motivimin se jemi këtu qe dy vjet rresht. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...