Në krye është Juventusi
Me rezultat prej 2-0, Juventusi e ka mposhtur Palermon në Stadio Renzo Barbera, për ta marrë primatin në Kampionatin italian.
Bianconerët e dominuan ndeshjen në fraksionin e parë duke krijuar rast pas rasti, megjithatë shkuan në pushim pa shënuar gol.
Sicilianët nga ana tjetër arritën që gjatë pjesës së parë të mbyllnin hapësirat dhe t’ua mohonin golin mysafirëve.Në gjysmën e dytë, lojtarët me fanellat bardhezi vazhduan me presionin dhe me lojën e tyre të mirë, ndërsa kësaj radhe arritën edhe të shënojnë.
Pas një harkimi nga këndi të Andrea Pirlos, më së larti kërceu Leonardo Bonucci, i cili me ndihmën e shtyllës e kaloi Juventusin në epërsi (56’).
Pas disa rasteve të tjera për mysafirët dhe pas një shansi të mirë të vendasve, Fabio Quagliarella e mori topin nga Alessandro Matri dhe e vulosi takimin (69’). Në vazhdim, ra tempi i lojës duke qenë se Bianconerët morën atë që deshën, ndërkaq sicilianët nuk mund të bënin më shumë.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi pozicionohet në krye të tabelës, me një pikë më shumë se Milani që u mposht nga Fiorentina.
Category: Futboll
0 Komente