Pedro: Mund ta kalojmë Realin

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka mundësi që ta tejkalojë Real Madridin në garën për titullin e La Ligas- ka deklaruar Pedro Rodriguez.
Katalunasit mbajnë pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë prapa Los Blancos, por sulmuesi spanjoll mendon se skuadra e tij mund ta fitojë titullin.

“Ne e dimë që mund ta fitojmë. Madridi ka një udhëheqje të mirë, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, duke luajtur siç po luajmë tash, dhe të shpresojmë se ata do të rrëshqasin, në mënyrë që ne ta zvogëlojmë diferencën”, ka thënë Pedro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...