Puyol e Xavi i hapin telashe gazetës Sport (FOTO)

dardanmiftari | Tuesday, April 24, 2012 | 0 Komente

Redaktorët e të përditshmes katalunase, Sport, janë detyruar ta ndërrojnë fotografinë në ballinën e gazetës për shkak të pozës së pakëndshme të futbollistëve të Barcelonës, Carlos Puyol dhe Xavi Heranndez.Në fotografinë origjinale shihet Puyol duke festuar golin, me ç’rast ai kërcen lartë dhe me pjesën poshtë belit i afrohet fytyrës së Xavit, ndërkohë që mesfushori në atë moment ka nxjerrë gjuhën.

Për t’u bërë edhe më keq, në fund të ballinës gjendet një reklamë, e cila shkruan “Seksi është jeta”. Për të shmangur aludimet e mundshme seksuale, redaktorët vendosën ta modifikojnë fotografinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...