Ramos: Sezoni i Reali mbetet i shkëlqyeshëm

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Sergio Ramos thotë se eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve nuk do ta njollosë “sezonin e shkëlqyeshëm” që ka kaluar skuadra nga Stantiago Bernabeu.

“Ne do të kishim preferuar të shkojmë në finale, por kjo nuk do ta nxijë sezonin e shkëlqyeshëm që skuadra ka pasur dhe se ne duam ta vulosim duke fituar titullin e ligës. Bayerni është një skuadër e shkëlqyeshme. Unë jam krenar për ekipin dhe për sezonin që po kalojmë”.

“Ne u përpoqëm gjithçka por e dinim se përballemi me lojtarë si Robben, Ribery dhe Gomez. Ndeshja kaloi nëpër faza të ndryshme pas golit tonë të dytë. Ne nuk mund të sulmojmë gjithë kohën”.

“Tash ne duhet të ecim më tej. Kjo dhemb, pasi finalja ishte shumë afër. Është vërtet për të ardhur keq të eliminohemi në penalti. Është diçka të cilën nuk do ta dëshironi kurrë. Ne duhet t’i mbajmë kokat lart”, ka thënë Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...