Real – Bayern, formacionet

dardanmiftari | Wednesday, April 25, 2012 | 0 Komente

Braziliani Marcelo është kthyer në formacionin bazë të Real Madridit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Angel Di Maria dhe Karim Benzema i kanë mbajtur pozitat edhe në këtë sfidë, të cilën Los Blancos duhet ta fitojnë me çdo kusht nëse dëshiron të kualifikohet në finale.

Nga ana tjetër, bavarezët do të inkuadrojnë formacionin e tyre më të fortë, me Arjen Robben e Franck Ribery në krahët ofensivë.

Formacioni startues i Real Madrid (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo; Xabi Alonso, Khedira; Di Maria, Ozil, Ronaldo; Benzema.

Rezervë: Adan, Kaka, Granero, Coentrao, Albiol, Higuain, Callejon.

Formacioni startues i Bayern Munichut (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba; Luiz Gustavo, Schweinsteiger; Robben, Kroos, Ribery; Gomez.

Rezervë: Butt, Rafinha, Contento, Pranjic, Tymoshchuk, Olic, Muller.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...