Richards: United më bëri të qaj
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, ka pranuar se Manchester United e ka bërë atë të qajë javën e kaluar.
“Në fund të pjesës së parë dhe pas 60 minutave mendova se United mund të lëshojë pikë ndaj Blackburnit. Por, United gjithmonë duket se do të shënojë. Kështu, unë e kam ditur se diçka do të ndodhë. Por, kur ata edhe më tej zgjeruan diferencën, atëherë kam dashur të qaj dhe nuk jam ndjerë ashtu me vite. Futbolli është plot emocione. Ju nervozoheni dhe bëheni të lumtur, por unë kurrë më parë nuk kam qarë”.
“Tani kam qarë për shkak të domethënies së madhe. Ne kemi luajtur futboll të pabesueshëm dhe të shohim Unitedin në vendin e parë dhemb. Kjo më vret. Unë aq shumë brengosem për atë se si luaj, vërtet nuk e di se si kemi mundur ta lëshojmë pozitën e parë”, është shprehur Richards.
Category: Futboll
0 Komente