Robben: Ajo që bëmë ishte mrekulli
Arjen Robben është më se i kënaqur që skuadra e tij ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, veçanërisht me rikthimin dhe lojën e bukur të bërë pas disavantazhit 2-0.
“Ishte mrekulli. Jam shumë krenar për bashkëlotjarët e mi. Kur ju e filloni ndeshjen dhe jeni 2-0 pas 14 minutash, ju duhet të jeni mentalisht të fuqishëm për t’u rikuperuar”.
“Në pjesën tjetër të lojës ne luajtëm një futboll shumë të mirë dhe në fund mendoj se ishte fitore e merituar”, ka thënë holandezi.
Bayerni në finale do të takohet me Chelsean kur do të synojë ta fitojë titullin e pestë evropian.
Category: Futboll
0 Komente