Ronaldo: Barca më e mira në botë

dardanmiftari | Tuesday, April 17, 2012 | 0 Komente

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, thotë se edhe pse është tifoz i Real Madridit, skuadra aktuale e Barcelonës është një prej më të mirave që ai ka parë ndonjëherë

“Unë jam Merengue dhe më pëlqen mënyra se si luan Madridi, por ju nuk mund ta injoroni Barcelonën, që ka një skuadrës fantastike”.

“Ata ndoshta mund të mos jenë më spektakolar, por ata e bëjnë gjithçka të duket aq e thjeshtë. Çdo lojtar në çdo zonë të secilës anë e di se çfarë duhet të bëjnë në një kohë të caktuar”.

“Pastaj ata kanë aftësi ta mbajnë topin dhe ata në mënyrë të qetë marshojnë drejt golit kundërshtar. Puna e shkëlqyeshme që Guardiola ka bërë po jep dritë; ata janë një prej skuadrave më të mira që kam parë gjatë 35 viteve të mia në planet”.

“Më lëndon kur them këtë, meqë jam një madridist, por megjithatë mendoj se ne mund t’i heshtim ata për disa tituj këtë vit”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...