Ronaldo falënderon bashklojtarët

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Njeriu i cili arriti të heshtë 100 mijë katalanas në Camp Nou, Cristiano Ronaldo, ka lëvduar paraqitjen e ekipit të tij dhe falënderoi bashkëlojtarët për suksesin e arritur në tempullin katalanas.
“Ishte paraqitje e mirë kjo që kemi shfaqur dhe dua të përgëzoj bashklojtarët e mi, sepse ata kanë qenë fantastik dhe ne meritojmë këtë sukses”.

“Ne jemi të kënaqur që fituam në Camp Nou dhe që thyem rekordin e golave të shënuar për një sezon në La Liga”, është shprehur Ronaldo.

Ai shtoi se Real Madridi është tejet optimist edhe për Bayernin e Munichut, ekip të cilin e porositi të mos niset fare për në Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...