Ronaldo: Nuk largohem nga Reali

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka përshkruar tri vitet e tij në Spanjë si shumë pozitive dhe u shpreh se nuk dëshiron të largohet.

“Këto vite te Reali kanë qenë pozitive. Vitin e parë e kam kaluar duke u adaptuar dhe nuk i përmbusha pritjet, ndërsa viti i dytë ishte i mirë, fituam një titull të madh. Në aspektin individual, unë e fitova Këpucën e Artë dhe ndihem më i rëndësishëm tani, e karriera ime këtu mori kuptim tjetër. Tani po luftojmë për tituliln në La Liga dhe do ta fitojmë, jam i sigurt për këtë”.

“Unë kam kontratë këtu dhe dua të qëndroj deri në fund të saj”, ka deklaruar Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...