Spurs afër sigurimit të kreut

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

San Antonio Spurs është vetëm një fitore larg sigurimit të kreut të tabelës së Konferencës Perëndimore, pasi mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat 114-98, me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit të rregullt.
Spurs ngjiten në krye të tabelës pasi rivali tjetër për kreun, Oklahoma City Thunder pësoi disfatë 114-106 në kohën shtesë nga Los Angeles Lakers, duke i dhënë San Antonos një ndeshje e gjysmë avantazh në tabelë.

San Antonio mund të sigurojë kreun që në ndeshjen e sotme, e parafundit e sezonit të rregullt, kur takohet me Portland Trail Blazers, para se të mërkurën të takohet me Phoenix Suns.

Ndërkohë Lakers kanë ruajtur pozitën e tretë të Perëndimit pas fitores ndaj Oklahoma, me Kobe Bryant, që shënoi 26 pikë për skuadrën nga Los Angeles. Kevin Durant ishte më i sakti te Thunder, me 35 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...