Arsenali rrezikon pozitën e tretë
Arsenali ka arritur të rikthejë disavantazhin, por jo të fitojë tri pikët ndaj Norwchit në Emirates, në një sfidë tejet interesante që përfundoi me rezultat 3-3.
Ndeshja filloi në mënyrë fantastike për Arsenalin. Yoosi Benayoun realizoi pas dy minutave lojë një eurogol nga distanca për t’i dhënë Arsenalit epërsinë e parë në këtë takim.
Sidoqoftë, Norëichi u kthye në lojë dhe Hoolahan shënoi në (12’) për 1-1. Norëichi vazhdoi me lojën e mirë dhe pas një kundërsulmi, Grant Holt arriti që ta parabolojë portierin e Arsenalit (27’) për 2-1 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë ndërroi rrjedha e takimit. Pas disa zëvëndësimeve, Robin Van Persie realizoi (72’) për 2-2, ndërsa Arsenalin në epërsi e kaloi pikërisht holandezi për 3-2, dhjetë minuta pa përfunduar takimi.
Sidoqoftë, kur të gjithë menduan se Arsenali siguroi pozitën e tretë për këtë sezon, kështu nuk mendoi Morison, i cili realizoi për 3-3 (85’) dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Me këtë barazim, të tretin radhazi, Arsenali ka 67 pikë në tabelë dhe është në vendin e tretë, me dy pikë më shumë se Tottenham dhe Newcastle, të dy ekipe këto që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar një javë pa përfunduar sezoni në Ligën Premier.
Category: Futboll
0 Komente