Barca dhe Reali përgëzojnë Chelsean

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Barcelona dhe Real Madridi kanë përgëzuar Chelsean për triumfin në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit të Munichut në finalen e zhvilluar në Allianz Arena të shtunën.

Dy skuadra spanjolle që në fillim të sezonit është pritur të arrijnë në finale, por që në fund e shikuan finalen nga televizori, kanë përgëzuar rivalin nga Anglia për triumfin.

Në Twitterin zyrtar të Barcelonës shkruan: “Përgëzime për Chelsean për trofeun e parë të Ligës së Kampionëve!”.

“Përgëzimë Chelsat! Fituesit të ri të Ligës së Kampionëve!”, kishte shkruar Gerard Pique, teksa edhe presidenti Sandro Rosell nuk la pa u shprehur: “Urime për Chelesan, kampionit të ri të Europës”.

Në ndërkohë, Sergio Ramos ishte i ngazëllyer për bashkëlojtarët e tij te kombëtarja spanjolle, Juan Mata dhe Fernando Torrez, të cilët për herë të parë fituan Ligën e Kampionëve.

“Përgëzime për dy miq të mir të mirë, Juan Matan dhe Fernando Torres. Urime fitues. Dhe Robben mbaje kokën lart”, është shprehur Ramos në rrjetin social.

Nga ana tjetër, Xabi Alonso ishte më i prekur nga drama: “Drama e futbollit II. Urime Chelseat. Më vjen keq Bayern”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...