Bayerni është ekipi më i mirë në Gjermani

dardanmiftari | Monday, May 21, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Borussia Dortmundit, Juergen Klopp, ka thënë se Bayern Munichu vazhdon të jetë skuadra më e mirë në Gjermani, përkundër sezonit të dështuar.

Bavarezët e humbën betejën për titullin e Bundesligas dhe u mposhtën në finale të Kupës nga Dortmundi, ndërsa dështuan edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

“Statusi i Bayernit (si skuadra më e mirë në Gjermani) nuk do të ndryshojë pas dy vitesh. Me 73 pikë, finalet e DFB Pokal dhe Ligës së Kampionëve, ata patën thuajse një sezon të përsosur”, ka thënë Klopp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...