Bayerni kërkon Nuri Sahin
Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin, mund të kthehet shumë shpejt në Bundesliga, pasi Bayerni i Munichut ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në Gjermani, gjithnjë sipas gazetarit të njohur gjerman Raphael Honigstein.
Mesfushori turk ka luajtur vetëm 127 minuta në sezonin e tij të parë në La Liga pas transferimit të tij të madh verën e kaluar, ndërsa spekulimet nuk janë ndalur për të ardhmen e Sahin, i cili sipas mediave kërkon largimin nga Bernabeu.
“Ka indikacione se Bayerni i Munichut po tenton shumë që ta realizojë këtë operacion. Kjo është interesante, pasi ai nuk shihet si arma përforcuese e ekipit. Mendoj se ata thjesht duan të shtojnë cilësinë në skuadër”, ka theksuar Honigstein.
Category: Futboll
0 Komente