Blanc: E njoh strategjinë e Hodgson

dardanmiftari | Thursday, May 24, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Francës, Laurent Blanc, thotë se e njeh filozofinë e homologut të tij anglez, Roy Hodgson.

Les Bleus dhe Tre Luanët bëjnë gara në Grupin D, ndërsa do ta sfidojnë njëri-tjetrin më 11 qershor në Donetsk.

“Ne e njohim atë mirë nga fushata me Fulhamin deri në finalen e Europa League. E njohim sistemin e tij, filozofinë e tij”.

“E dimë se ai preferon 4-4-2, mirëpo dallon klubi nga përfaqësuesja. Duhet t’i shikojmë ndeshjet miqësore, për të parë se si do të luajë”.

“Nuk do të jetë lehtë për Hodgson. Roli i trajnerit të kombëtares është shumë i vështirë”, ka deklaruar Blanc për The Times.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...