Boateng: Meritojmë titullin

dardanmiftari | Saturday, May 05, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka shprehur besimin e tij se Rossonerët meritojnë të fitojnë titullin këtë sezon në Serie A dhe se kjo sipas ganezit do të vërtetohet në derbi.

“Ne meritojmë titullin, përkundër faktit se Juventusi ka pasur sezon të mirë. Është një sezon i çuditshëm, pasi kemi luajtur aq shumë ndeshje. Unë isha në pankinë kur erdhi lajmi se Lecce barazoi ndaj Juventusit. I gjithë stadiumi eksplodoi. Ne fituam dhe ata bënë gabimin”.

“Kalendari i tyre është më i lehtë tani, por ata kanë presionin në krahë, pasi nëse ata gabojnë, ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë gabimet. Këtë mund ta bëjmë pa marrë parasysh se po luajmë ndaj Interit, që do ta mposhtim të dielën”, është shprehur Boateng.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...