Casillas: Jemi rivalët e vetvetes

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas, ka thënë se do të jetë e vështirë për kombëtaren spanjolle që ta fitojë Euro 2012 dhe njëkohësisht turneun e tretë të madh radhazi, pasi sipas ‘San Iker’, rivali më i madh i spanjollëve është vetvetja e tyre.

“Kombëtarja është mësuar tashmë me lojën që bëjmë. Rivali më i madh i joni mbetet vetvetja jonë dhe dëshira e qëndrimi për të fituar përsëri një kampionat të madh”.

“Ne kemi përvojën për të fituar kampionate evropiane dhe Kupa të Botës, por duhet të shfrytëzojmë këtë në të mirë edhe pse e dimë se vështirë do të jetë të mbrojmë titullin e kampionit të Evropës. Vendet tjera tashmë e dinë se si luajmë dhe ata nuk kanë nevojë që të na studiojnë. Ata po luajnë ndaj kampionëve dhe do të jenë në top formë për të bërë lojën e tyre”, është shprehur Casillas.

Spanja në Euro 2012 nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e David Villës dhe Carles Puyol për shkak të lëndimeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...