Chelseat i refuzohen 40 mil. për Lucas
Klubit londinez, Chelsea, i ishte refuzuar oferta prej 40 milionë eurosh për yllin e Sao Paolos, Lucas Moura, por Blutë mbeten favoritë për transferimin e tij, gjithnjë sipas presidentit të klubit brazilian.
19 vjeçari, i cili po lidhet me një kalim te Interi dhe Real Madridi si duket ka qenë edhe subjekt i interesimit të Chelseat, që është kthyer kah ka ardhur për shkak të presidentit të Sao Paolos, Juvenil Juvenacio.
“ Ne nuk e kemi pranuar ofertën, por sigurisht, për momentin, Chelsea mbetet favoriti më i madhpër Lucas. Interi e bëri ofertën prej 25 milionë eurosh, por kjo ofertë nuk ishte e mjaftueshme për ne”.
“Real Madridi është po ashtu i interesuar, kam pasur kontakte me Florentino Perez, i cili e adhuron lojtarin. Lucas është lojtar i madh që do të triumfojë në Europë, por Sao Paolo do ta shesë për ofertën më të madhe”, ka deklaruar Juvenacio.
Category: Futboll
0 Komente