City është kampion (VIDEO)

dardanmiftari | Sunday, May 13, 2012 | 0 Komente

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2011/2012. ‘Pasanikët’ triumfuan në terren të vet ndaj QPR në sekondat e fundit me rezultat 3-2, ndërsa Djajtë e Kuq fituan me rezultat 1-0 si mysafir i Sunderlandit, dhe me pikë të barabarta, Manchester City shpallet kampion i ri i Ligës Premier falë golaverazhit më të mirë.

Pablo Zabaleta e shënoi golin e parë në ndeshje (39’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në fillim të gjysmës së dytë (48’), Djibril Cisse i heshti tifozët në Etihad Stadium duke e barazuar rezultatin.

Përjashtimi i lojtarit të QPR-së, Joey Barton, me karton të kuq (55’) u prit që t’ua lehtësonte punën vendasve, mirëpo ndodhi e kundërta. Ishin mysafirët ata që realizuan golin e dytë me anë të Jamie Mackie (66’).Ndërkaq, kur pritej që Manchester Unitedi të shpallej kampion, ndodhi e jashtëzakonshmja. Edin Dzeko e barazoi rezultatin (90’+2), ndërsa Kun Aguero e shënoi golin (90’+4) që ia siguroi Cityt titullin e Ligës Premier.

Në sfidën tjetër, Wayne Rooney shënoi golin e fitores për Unitedin pas një krosimi të Phil Jones (20’). Ky gol mjaftoi që të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson të fitonin pikët e mjaftueshme, që në rast të dështimit të Cityt ta fitonin titullin, mirëpo nuk ndodhi kështu. Kjo skuadër e Manchester City shkruan historinë pasi shpallet kampion pas 44 vitesh. Ky është titulli i tretë i Cityt në Ligën Premier, pasi e ka fituar atë edhe në sezonet 1936/1937 dhe 1967/1968.



Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...