Di Matteo i pavendosur rreth mbrojtjes në finale të LK

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Roberto Di Matteo, është duke provuar disa sisteme loje për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Blutë nuk mund të llogarisin në shërbimet e dy qendërmbrojtësve John Terry dhe Branislav Ivanovic, të cilët janë të suspenduar, ndërsa David Luiz dhe Gary Cahill pritet po ashtu të mungojnë si pasojë e lëndimeve.

Italiani pritet që ta angazhojë në qendër të mbrojtjes Jose Bosingwan dhe ta tërheqë prapa një mesfushor defensiv, ndërkohë që duhet të përmendim se edhe Ramires e Raul Meireles nuk luajnë në finalen e 19 majit për shkak të suspendimeve.

“Do të praktikojmë zgjidhje të ndryshme, për çfarëdo rasti”, u ka thënë Di Matteo gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...