Di Matteo lëvdon legjendat para finales

dardanmiftari | Saturday, May 19, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka lëvduar legjendat e klubit londinez, Frank Lampard dhe Didier Drogba para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit të Munichut që zhvillohet të shtunën.

Lampard dhe Drogba kanë shënuar gola vendimtarë në rrugëtimin e Bluve në finale dhe strategu italian ka reflektuar mbi impaktin dhe rëndësinë që kanë ata për ekipin e Chelseat.

“Didier Drogba i ka sjellë klubit shumë suksese, ka shënuar shumë gola dhe çfarëdo që të ndodhë në Munich, ai do të jetë legjendë e Chelseat. Frank Lampard ka qenë fantastik, ai ka shkëlqyer atëherë kur ekipi ka pasur nevojë më së shumti, ai është lider natyral, një njeri fenomenal”, ka theksuar Di Matteo.Më pas Di Matteo ka folur edhe për formën e Bayernit dhe se si ka mundur të ndikojë humbja e fundit në Kupën e Gjermanisë nga Dortmundi te ekipi bavarez, duke thënë se Bayerni ka pasur sezon të mirë.

“Nuk mund të vlerësojmë Bayernin vetëm me një ndeshje, ata kanë pasur sezon të mirë dhe qasja jonë dueht të jetë e drejtë. Bayerni e njeh ambientin, por lojtarët tanë janë të motivuar, ne mezi presim për të fituar. Lojtarët kanë punuar aq shumë për të arritur deri këtu, i gjithë klubi dhe tifozët meritojnë fitoren”.

“Besimi luan rol të madh dhe ishte me rëndësi për lojtarët tanë që t’ua kujtoj se sa të rëndësishëm janë. Lojtarët tanë kanë gjithë cilësitë e nevojshme për të fituar Ligën e Kampionëve. Jam shumë optimist dhe kam shumë besim. Unë të premtën në mbrëmje do t’i marr vendimet mbi ndeshjen, ashtu sikurse do të vendosi dhe për formacionin”, ka deklaruar Di Matteo para finales.

Bayerni i Munichut dhe Chelsea do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma me fillim nga ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...