Di Matteo mbron formacionin anti-Liverpool

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, nuk është penduar për ndryshimet që ka bërë në skuadër për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpoolit.

Blutë u mposhtën 4-1 në Anfield për të humbur shpresat për top katërshe.

“Ne kemi ardhur deri këtu pasi kemi harxhuar të gjithë energjinë dhe të gjithë lojtarët që kemi në skuadër, kjo ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar në garë për pozitën e katërt deri tash dhe për t’u kualifikuar për këto dy finale”.

“Nuk kam pendime, Liverpooli është një vend tjetër kur luhet këtu dhe ne takuam një Liverpool shumë të inspiruar”.

“Ne kemi pasur ndeshje shumë të intensifikuara, një të fundit vetëm tre ditë më parë. Për ta bërë këtë çdo tre ditë... është shumë kërkuese për secilin. Mendova se me këmbë më të freskëta dhe energji të re ne mund të kishim shanse më të mira. Por Liverpooli sonte ishte më i mirë”, ka thënë Di Matteo për Sky Sports 1

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...