Euro 2012: Chamberlain dhe Terry ftohen nga Hodgson

dardanmiftari | Wednesday, May 16, 2012 | 0 Komente

Tinejxheri i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, është përzgjedhja më befasuese e trajnerit të ri të Anglisë, Roy Hodgson, në skuadrën që do të udhëtojë në Euro 2012 muajin e ardhshëm.

18-vjeçari ka fituar ftesën e parë për t’iu bashkuar skuadrës seniore të Anglisë pavarësisht se ka bërë vetëm gjashtë starte në Ligën Premier dhe tre në Ligën e Kampionëve këtë sezon, të parat në karrierën e tij.

John Terry po ashtu është përfshirë në grupin prej 23 lojtarëve të zgjedhur nga Hodgson, që ka lënë anash Rio Ferndinand. Edhe Theo Walcott dhe Scott Parker janë përfshirë, edhe pse kanë vuajtur nga lëndimet së fundi.

Nga përzgjedhjet tjera që bien në sy, janë edhe portieri i Norwich Cityt, John Ruddy, si një prej dy portierëve rezervë, pastaj Stewart Downing në mesfushë dhe Jermain Defoe e Andy Carroll në sulm, pavarësisht sezonit jo aq për tu lakmuar të tyre.

Daniel Sturridge, Aaron Lennon, Peter Crouch, Bobby Zamora, Micah Richards, Phil Jagielka dhe Grant Holt janë në mesin e të tjerëve, që kanë dështuar t’ia dalin, derisa Kyle Walker do të mungojë për shkak të lëndimit.

Hodgson ka zgjedhur tre portierë, shtatë mbrojtës, nëntë mesfushorë dhe tre sulmues të qendrës për t’i marrë në Poloni dhe Ukrainë.

Skuadra e plotë është kjo:

Portierë: Joe Hart, Rob Green, John Ruddy;

Mbrojtës: Leighton Baines, Gary Cahill, Ashley Cole, Glen Johnson, Joleon Lescott, John Terry, Phil Jones;

Mesfushorë: Gareth Barry, Stewart Downing, Steven Gerrard, Frank Lampard, Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner, Scott Parker, Theo Walcott, Ashley Young;

Sulmues: Wayne rooney, Andy Carroll, Danny Welbeck, Jermain Defoe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...