Farfan: Refuzova Bayernin dhe Juven

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Anësori i Schalkes, Jefferson Farfan, ka bërë të ditur se ka refuzuar oferta nga Bayern Munichu dhe Juventusi për të qëndruar në Gelsenkirchen.

Peruani ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me klubin gjerman, e cila do ta mbajë te Schalke deri në vitin 2016.

“Kemi folur shpesh me Bayernin. Një interesim i tillë më bëri shumë të lumtur. Kam ëndrrat e mia dhe do t’i arrij ato te Schalke”.

“Juventusi është një klub i shkëlqyer, por atje luhet tjetër futboll. Do të duhej të riinvestoja te vetvetja nëse do të kisha shkuar atje. Në përgjithësi, Schalke është më atraktive se Juventusi”, ka deklaruara Farfan për Sport Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...