Ferguson ka frikë nga City për transferet

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i brengosur për nivelin e shpenzimeve të fqinjve të tij të Manhcester Cityt, pasi ndjen se shumë transfere që ai ka planifikuar t’i bëjë mund të kalojnë te rivali i tij i përbetuar.

“Askush nuk mund të arrijë fuqinë financiare të Manchester Cityt, askush. Tregu i transferimeve ka qenë i qetë për një kohë dhe mendoj se City këtu ka luajtur rol. Ata nëse duan mund të blejnë secilin lojtar në glob”.

“Nuk ka dyshime se ne do të transferojmë lojtarë. Ndoshta dy-tri, varet nga tregu. Ne duhet të pranojmë situatën. Ne do të tentojmë të marrim lojtarët e rinj nga akademia dhe t’i zhvillojmë ata. Këtu jemi të mirë. Scholesi dhe Giggs janë në fund të karrierës së tyre”, është shprehur Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...