FIFA ‘lëmon’ Serbinë

dardanmiftari | Wednesday, May 23, 2012 | 0 Komente

FIFA kishte marrë vendim një ditë më parë që t’i lejojë përfaqësueset ndërkombëtare të zhvillojnë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës edhe pse FFK ende nuk është pranuar, ndërsa ky vendim, i konsideruar si hap i madh drejt ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, duket se si gëzim, ka zgjatur shumë pak.

Kjo pasi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, në të cilën e fton në takim më 31 maj në ora 13:00 në zyret e FIFA-s në Zurich, për të diskutuar mbi siç thuhet në komunikatën e FIFA-s ‘implikacionet’ e vendimit dhe ‘modalitetet’ e implementimit të këtij vendimi.

Konkluzonet e këtij takimi, në të cilin pritet të marrë pjesë dhe një përfaqësues i UEFA-s, do të dërgohen në një takim të jashtëzakonshëm të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, të planifikuar për datën 4 korrik 2012.

Duket se rishqyrtimi i vendimit për lejimin e përfaqësueses së Kosovës për të zhvilluar ndeshjet me të gjitha kombëtaret tjera anëtare të FIFA-s ka shqetësuar tej mase autoritetet serbe, të cilat me ndihmën e presidentit të UEFA-s, francezit Michel Platini, i cili njihet si admirues i serbëve, kanë arritur që me sukses së paku të shtyjnë implementimin e vendimit dhe ndoshta edhe shfuqizimin e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...