Forlan dëshiron të mbetet te Interi

dardanmiftari | Tuesday, May 15, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi uruguaian Diego Forlan thotë se ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij me Interin.

Atletico Mineiro kishte bërë tentime të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Mancehster United dhe Atletic Bilbao, por duket se kjo nuk është dëshirë e lojtarit.

“Së fundi ka pasur shumë spekulime për të ardhmen time, por nuk ka asgjë të vërtetë. Unë kam edhe një vit kontratë me Interit, me opsion për edhe një vit tjetër, dhe synoj ta respektoj këtë. Jam mirë te Interi dhe nuk kam dëshirë të largohem”.

“Kam pasur një vit të pafat. Së pari ishin dy lëndime të njëpasnjëshme më herët gjatë sezonit, pastaj u ktheva në një rol të ri. Pata vështirësi kohë pas kohe, por nuk shoh asgjë të çuditshme. Te Interi ndjehem mirë dhe e di se e kam besimin e Morattit”.

“Nuk është synimi im të largohem, vetëm nëse drejtuesit nuk kanë synim të më shfrytëzojnë mua. Por deri tash askush nuk më ka thënë asgjë, andaj nuk shoh arsye për të menduar për transferim”, ka thënë Forlan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...